Lajme

Çmontimi i çadrës së cirkut, artistët e Cirkut Kombëtar dalin në protestë: Kemi bërë gati kallëzimin për ta çuar në SPAK

Artistët e Cirkut kombëtar kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi janë kundër vendimit që kërkon çmontimin e çadrës së cirkut.

Aktivistët kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku bërën me dije se kanë bërë gati dosjen me kallëzimin, për ta dërguar në SPAK, për të hetuar vendimin e Ministrisë së Kulturës. Drejtues te Cirkut Kombetar dhe te Sindikates i kerkojne Qeverise qe pronari qe ka blere truallin te kompensohet diku tjeter dhe cirku i Tiranes te vijoje aktivitetin ne kete çader, ne kete territor ku eshte ngritur prej vitesh.  

Lexo më shumë  Ministria e Ekonomisë kërkon kursim të rrymës: S’ka mungesë, por mbingarkesë në sistem

“Ministria e Kulturës e ka shitur këtë truall para 6 vitesh. Dosjen me kallezimin e kemi gati dhe do e çojmë në SPAK. Kjo çështje nuk ka marrë zgjidhje edhe pse kemi dalë kundër. Ai truall nuk i përket Ministrisë.”

Herë pas here, sindikata e Artistëve, i ka kërkuar Ministrise se Kultures te pengoje ekzekutimin e ketij vendimi dhe te mos lejojet çmontimi i çadrës së cirkut.

Lexo më shumë  Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakonshëm për shqiptarët e Luginës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *