Lajme

Një batalion tjetër i NATO-s në gatishmëri për dislokim në Kosovë

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Stuart Munsch, ka thënë se NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë në rast se ka nevojë.

Munsch u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga “vendimet dhe veprimet e mëtejme të papërgjegjshme dhe të përfshihen në negociata diplomatike që të përmirësohen marrëdhëniet”.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Munsch u takua me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli në Twitter.

Lexo më shumë  Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *