Lajme

Kurti shkon në Bratislavë të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albini Kurti,  ka shkuar sot në Bratisllavë për të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”.

Gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte deklaruar se Kurti e ka shtyrë këtë vizitë, për shkak të zhvillimeve në veri.

Megjithatë Qeveria e kishte lënë të hapur pjesëmarrjen e Kurtit në këtë Forum.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Për vizitë  zyrtare jashtë vendit sot ka udhëtuar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Osmani ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *