Lajme

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla: Ky është projekti i fundit i Beogradit për zhbërjen e Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla komentoi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj në Komunat me shumicë serbe.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ai theksoi se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe sipas tij projekti i saj është ta zhbëjë atë.

Lexo më shumë  Sot protesta e 26-të, qytetarët nuk ndalen deri në largimin e Ramës

“Trupa nga Beogradi kush ka sjellë Vuçiqi, apo Kurti? Ato që qëllojnë aty, nuk janë qytetarë, janë policë të forcave speciale të Serbisë. Serbia nuk njeh Kosovën dhe Serbia ka një projekt të mirëfilltë të zhbërjes së shtetësisë së Kosovës. Vetëm këtë objektiv ka, por ky është projekti i fundit i Beogradit për zhbërjen e Kosovës”- tha ai.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen”/ Rreth një muaj sheshi plot, sot mbahet protesta e 25-të

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *