KryesoreLajme

Ambasada Amerikane në Kosovë “merr kthesë” 180 shkallë: SHBA-të dënojnë ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë ndaj KFORIT në Zveçan.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka dënuar veprimet e dhunshme të protesuesve serbë përfshirë përdorimin e eksplozirëve teksa ka kërkuar që këto veprime të ndalen menjëherë.

”ShBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Lexo më shumë  Aktakuzë për krime lufte ndaj Milojko Gjorgjeviqit, dyshohet për vrasjen e tre civilëve në Zveçan

Ndryshe, në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.

Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin? 
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *