Gjokoviqi me mesazh kundër Kosovës pas triumfit në “French Open”
Tenisti serb Novak Gjokoviq ka dhënë një mesazh kundër Kosovës pas fitores në meçin e parë të Grand Slamit “French Open”.
Gjokoviqi në raundin e parë, triumfoi kundër Aleksandar Kovaçeviqit 3:0 (6:3, 6:2, 7:6) në sete.
Pas meçit, Gjokoviq e mori një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi mesazhin me përmbajtjen “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.
Kjo nuk është hera e parë që Gjokoviq tregon shovinizmin serb millosheviçian kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqet edhe nga tifozët serb.
Rruga Press