Lajme

Varhelyi nesër në Kosovë, takon akterët kyç

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, do të jetë në Kosovë të enjten.

Ai pritet që të takojë krerët shtetërorë dhe përfaqësues të tjerë.

Në komunikatën e lëshuar nga kabineti i tij thuhet se do të takojë përveç presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, edhe liderët e opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale si dhe reformat kyçe, përfshirë reformën në drejtësi, tranzicionin energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Po ashtu, njoftohet se Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Punë të Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizojë më tej veprimet e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe zbatimin e sundimit të ligjit me standardet e BE-së.

“Programi 6.5 milionë euro i financuar nga BE-ja do të implementohet për një periudhë tri vjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës, dhe do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet tutje.

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *