Lajme

Miratohet draft-strategjia e mbrojtjes së Kosovës, 25.8 milionë euro për siguri dhe mbrojtje

Qeveria e Kosovës miratoi sot draft-strategjinë e mbrojtjes së Kosovës.

Në mbledhje u tha se në këtë dokument do të përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, modernizimin e kapaciteteve ushtarake, bashkëpunimin bilateral, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, etj.

“Kosova do të jetë kontribuuese rajonale e sigurisë dhe pjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare mbështetëse humanitare dhe paqësore në përputhje me aspiratat tona të anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë  Kosova dhe Gana synojnë thellimin e raporteve: Kurti mirëpret Apostullin Nyamekye në Prishtinë

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se objektivat në draft-strategjinë e mbrojtjes janë bazuar në interesat shtetërore në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Ai tha se kjo strategji ofron drejtimin kryesor për organizimin e sistemit të mbrojtjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj  Kosovës.

Ndërkaq, në pikën tjetër të rendit të ditës Qeveria e Kosovës ndau 25.8 milionë euro për sigurinë dhe mbrojtjen.

Lexo më shumë  FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Ministri i Financave, Hekuran Murati para kabinetit qeveritar bëri të ditur se 7.8 milionë euro do t’i shkojnë Ministrisë së Brendshme, ndërkaq 18 milionë euro do të jenë për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kjo ndarje në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për të avancuar sistemet e mbrojtjes dhe të sigurisë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *