Lajme

Tjetër “mega-aksion”, policët bashkiakë kapin të moshuarin me misra në Astir, i vendosin edhe gjobë

Policia Bashkiake ka finalizuar një tjetër operacion ndaj një “krimineli”, kësaj radhe ndaj një të moshuari që shet misra. Sipas dëshmitarëve, 5 efektivë të Policisë Bashkiake rrethuan të moshuarin duke i marrë misrat që shiste së bashku me zgarën.

Po ashtu, dëshmitari shtoi se pranë të moshuarit ishin mbledhur dhe disa qytetarë për ta kundërshtur, por të moshuarit i vunë dhe gjobë. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë një e moshuar u bë virale në rrjet pasi hodhi në tokë perimet që shiste, në mënyrë që policët bashkiakë të mos ia konfiskonin.

Lexo më shumë  Manxhuka: Asetet publike nuk janë private, lajmi për veturën e Albin Kurti i rremë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *