Bota

Edhe Tsipras refuzon mandatin, Greqia sërish drejt zgjedhjeve

Edhe kryetari i Syrizës, Alexis Tsipras ka refuzuar mandatin për formimin e qeverisë së koalicionit, pas zgjedhjeve të së dielës.

Ish-kryeministri ia ka shprehur qëndrimin e tij presidentes së Greqisë, e cila e priti në një takim mëngjesin e së martës për t’i dhënë të ashtuquajturin “mandati eksplorues”.

“Thjesht kreva detyrën time institucionale për të ardhur dhe për t’ju thënë se nuk mund ta pranoj mandatin eksplorues”, i ka thënë Tsipras kryetares së shtetit.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Në këtë pikë, mandati i fundit, përpara se të shkohet në zgjedhjet e ardhshme, sikurse la të kuptohej kryeministri në detyrë Qirjakos Micotaqis, do të provohet t’i jepet kryetarit të Pasok-ut, Nikos Androulaqis.

Por pavarësisht përpjekjeve të presidentes, gjasat janë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, që mund të mbahen më 25 qershor.

Procesi i ri elektoral do të duhet të mbahet me një sistem elektoral ndryshe, i aprovuar gjatë qeverisjes së Demokracisë së Re, që i jep një bonus prej 50 vendesh në Parlament partisë fituese.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Partia e kryeministrit në detyrë siguroi 40.79 për qind të votave, duke kaluar me 20 pikë përqindjeje rivalin e majtë të Syrizës, që arriti vetëm në 20.07 për qind.

Konkretisht, Demokracia e Re mori 146 nga 300 vende që ka Parlamenti helen dhe për pak nuk arriti të siguronte mazhorancën absolute. Rrjedhimisht, rezultati ishte i pamjaftueshëm për të formuar një qeveri njëpartiake, pa qenë nevoja për krijimin e koalicioneve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *