Bota

Udhëheqësi i grupit Wagner njofton largimin e trupave të tij nga Bahkhmuti

Udhëheqësi i grupit mercenar Wagner tha të dielën e trupat e tij kishin vënë nën kontroll të gjithë qytetin e Bakhmutit dhe se siç kishin premtuar, gjatë javës së ardhshme do të largohen nga kjo zonë lufte.

“Sot, Wagneri nuk ka bërë asnjë përparim dhe nuk ka kapur asnjë territor. Ne kemi vënë nën kontroll të gjithë territorin që kishim premtuar, deri në centrimetrin e fundit”, tha Yevgeny Prigozhin përmes një mesazhi me audio të postuar në aplikacionin Telegram .

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Siç e deklaruam dhe dje. Ne po ia dorëzojmë pozicionet tona Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe do të largohemi nga zona e luftës në 25 maj”, tha ai.

Kreu i grupit Wagner, Prigozhin tha të shtunën se trupat e tij kishin marrë kontrollin e Bakhmutit, qytet që për 9 muaj me radhë sulmohet nga forcat ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *