Lajme

Rohde për raportin Gjermani-Kosovë: Nuk më bie ndërmend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike

Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike Gjermani-Kosovë. Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta dhe se Kosova ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

“Nuk më bie ndërmend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë… Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta”, tha ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Gjermania i ka ndihmuar shumë Kosovës në të gjitha fushat.

“Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj. Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë.”, tha ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *