KryesoreLajme

‘Nuk do lejoj të ketë Kosovë të pavarur!’, Vuçiq vjen me kërcënimin e radhës, por pse nuk i hapin veshët Lajçaku e Borrelli?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten në një takim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS) në Pançevë, afër Beogradit, se ka pritje që Serbia ta dorëzojë Kosovën “në pjatë”.

“Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”, ka thënë Vuçiq.

Marshi i partisë së tij në Pançevë, është duke u mbajtur në kohën e njëjtë me protestën “Serbia kundër dhunës”, që po mbahet në Beograd.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që janë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Vuçiq ka thënë se ai nuk do të lejojë që qeverisja të ndryshohet me forcë, nën ndikimin e tjerëve, dhe as të zbatojë politika kundër interesave të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk do t’iu “shërbejë” kurrë të huajve.

“Ata nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë. Ata nuk do të vendosin për mua se kë ta sanksionoj, njerëzit do të vendosin, ata nuk do të vendosin për mua nëse Serbia do t’i bashkohet NATO-s, njerëzit do të vendosin”, ka thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Vuçiqi mbetet konsisten ne deklaratat e tij për Kosovën, por kjo konsistencë nuk arrin në veshët e Borrellit dhe Lajçakut, apo dhe Escobarit e Cholletit, të cilët presionin më të madh për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit po e ushtrojnë ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *