Lajme

Shqipëria, “fushëbetejë”, detajet ekskluzive nga stërvitja gjigande me mbi 24 mijë trupa “Defender Europe 23”

Rikthehet pas dy vitesh stërvitja më e madhe ushtarake e Forcave të Armatosura Amerikane në Europë, “Defender Europe 23”. Stërvitja do demonstrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe armatim luftarakë në teatrin evropian. Defender 23, është garanci e përkushtimit te amerikanëve ndaj aleateve dhe një mesazh i qartë për ata që sot kërcënojnë paqen e Europës, e cila përjeton pasojat e luftës në Ukrainë.

Duke filluar nga data 22 maj deri në 2 qershor 2023 , Shqipëria do të jetë sërish një ndër vendndodhjet kryesore të stërvitjes ku do të dislokohen mijëra ushtarakë nga ushtria amerikanë, nga vendet anëtare të NATO-s. Stërvitja “Defender Europe 23”që do të mbahet edhe në vendin tonë, është e një rëndësie strategjike sa i takon sigurisë rajonale dhe do të luajë një rol kyç e përmes gatishmërisë së lartë, ndërveprueshmërise dhe operacionalitetit. Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në këtë stërvitje me 800 trupa do të jetë demonstrimi i aftësive për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s, në një ambient operacional kompleks.

Lexo më shumë  Osmani homazhe në Prekaz: Betohemi para varreve të Jasharëve se do të mbrojmë çdo cep të Kosovës

Për të krijuar infrastrukturën dhe kushtet e zhvillimit të stërvitjes, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të saj, hapësirën ajrore, hapësirën detare si dhe poligonin kombëtar të Bizës në Martanesh, bazën e Zall Herrit dhe atë të Farkës. Sakaq ka nisur puna me qëllim koordinimin e transportit dhe të lëvizjes së kolonave ushtarak me mijëra ushtarakë dhe mjete te artilerisë së rendë.

Gjatë “Defender 21” në bazën ajrore taktike të Kuçovës u instalua sistemi i mbrojtjes raketore tokë ajër Patriot raketave balistike, i cili tërhoqi jo pak vëmendje për mesazhin qe dha. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe “Defender 23” drejtohet nga Komanda e ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) në të do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s me pjesëmarrjen e 7000 ushtarakë amerikanë, si dhe 17.000 trupave nga 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s si dhe do te shtrihet ne në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Ditën e hënë, më 22 Maj “Defender Europe 2023” vjen për publikun kureshtar në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Tiranë, në Sheshin “Nënë Tereza” ku përveç drejtuesve te shtetit do të marrin pjesë edhe katër gjeneralë të lartë të ushtrisë amerikane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *