Lajme

Manipulime në zgjedhje/ Glover: KQZ-ja të reagojë, është përgjegjëse për realizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin

Kryevëzhguesja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover thotë se është e shqetësuar në lidhje me pretendimet nga forca të caktuara politike, për manipulime të votave në zgjedhjet e 14 majit.

Në një konferencë për mediat, Glover u shpreh se shpreson se Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të reagojë dhe të bëjë diçka në lidhje me këtë sepse sipas saj, është institucioni përgjegjës që të sigurojë se zgjedhjet janë realizuar në përputhje me ligjin.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

“Zakonisht, ne nuk përshkruajmë zgjedhjet si të drejta, sepse kur përpiqeni të thoni këtë, siç e thamë, ne ishim vetë të shqetësuar për situatat, manipulimet dhe ne shpresojmë që KQZ-ja do të bëjë diçka për këtë. KQZ është përgjegjës që të sigurojë se zgjedhjet janë realizuar në përputhje me ligjin dhe janë ata që do të bëjnë diçka në lidhje me këto supozime, apo me këto manipulime dhe me çdo gjë tjetër që mund të mos ketë shkuar siç duhet gjatë zgjedhjeve. Janë pikërisht ata që vendosin, janë ata përgjegjës për zgjedhje demokratike në vend.

Pra, nëse doni zgjedhje të tilla, dikush duhet të përpiqet që të verifikojë se i gjithë kuadri rregullator zbatohet dhe mos të ketë manipulime, pra manipulimi dhe intimidimi të marrë fund. Sigurisht, është gjithmonë e vështirë për të thënë nëse zgjedhjet kanë qenë të drejta apo ajo”, theksoi ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *