Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon turneun evropian në kërkim të ndihmës ushtarake
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Në një postim në Twitter ai ka shktuar se do të takohet me mikun e tij Sunak për të zhvilluar “diskutime thelbësore”.
Mbretëria e Bashkuar të enjten e javës që shkoi ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi për të luftuar pushtimin rus.
Zelensky ka takuar udhëheqësit perëndimorë në ditët e fundit duke kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën.
“Mbretëria e Bashkuar është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë sot”, ka shkruar ai në Twitter.
Është raportuar se Sunak do të përsërisë rëndësinë e ofrimit të një pakete të plotë mbështetjeje për Ukrainën.
Udhëtimi i Zelenskyt në Mbretërinë e Bashkuara është ndalesa e katërt, në turneun e e tij evropian, që përfshiu takime në Paris, Berlin dhe Romë.
Në shkurt të këtij viti ai vizitoi Londrën për herë të parë që nga fillimi i luftës. Gjatë asaj vizite ai mori pjesë në një audiencë me Mbretin dhe iu drejtua Parlamentit. / BBC
Rruga Press