Bota

BQE ka nisur të testojë euron dixhitale

Banka Qendrore Evropiane do të krijojë një version dixhital të monedhës euro dhe do të ndjekë zbatimin e saj për 24 muaj. Vendimi ishte i pritshëm që kur Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, njoftoi para pak ditësh se po punohet për euron dixhitale.

Masa shënon fillimin e eksperimentimeve në botën reale me versionin dixhital të monedhës së vetme zyrtare të BE-së. Sipas një njoftimi për shtyp, të cilit i referohet politico.eu, BQE dhe bankat qendrore kombëtare kanë testuar më parë versionet prototip të euros dixhitale.

Lexo më shumë  Ukraina vazhdon importimin rekord të rrymës, për shkak të dëmeve në infrastrukturën energjetike

“Kjo nuk do të paragjykojë ndonjë vendim të ardhshëm mbi lançimin e mundshëm të një euroje dixhitale, e cila do të vijë më vonë,” tha Fabio Panetta, anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE, duke shtuar se “në çdo rast, një euro dixhitale do të plotësonte paratë kesh dhe jo t’i zëvendësonte”.

Monitorimi ka për qëllim të ndihmojë në modelimin e monedhës dixhitale për të minimizuar krimin financiar, si dhe për të vlerësuar efektin e saj të mundshëm mbi bankat, stabilitetin financiar dhe politikën monetare. Hulumtimi “do të hedhë dritë mbi ndryshimet në kornizën legjislative të BE që mund të jenë të nevojshme për futjen e një euroje dixhitale”, tha Panetta.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

BQE dhe Parlamenti Evropian do të diskutojnë mbi funksionet dhe objektivat e politikës së euros dixhitale deri në fund të 2021, sidomos mbi çështje të diskutueshme të tilla si privatësia e përdoruesit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *