Shpëtim Idrizi: Fredi Beleri duhej arrestuar më herët për shovinizëm
Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU, tha në Euronews Albania se Fredi Beleri është kandidati më i papërshtatshëm për të përfaqësuar opozitën. Ai tha se ka reaguar që kur kandidatura e tij flitej për Himarën, duke u kujtuar shqiptarëve të gjitha akuzat e bëra ndaj Belerit.
Sipas tij Beleri është përfaqësuesi më paraekselencë i qarqeve ultra-nacionaliste greke dhe shoviniste dhe për këtë duhej ndaluar më herët.
“Ne e kemi bërë të qartë që kur u përfol se ai do ishte kandidati i opozitës në Himarë, kemi reaguar që në nëntor, duke u kujtuar gjithë shqiptarëve, se ky është personi më i papërshtatshëm që mund të përfaqësonte Himarën, apo opozitën. Ai është përfaqësuesi më paraekselencë i qarqeve ultra-nacionaliste greke dhe shoviniste në mënyrë të përsëritur.
Këtu kam parasysh se Fredi Beleri është i akuzuar për masakrën e Peshkopisë, ku ne kemi dy dëshmorë të atdheut të cilët u vranë në postën ushtarake kufitare. Është ndaluar disa herë dhe e kanë mbyllur çështjen për efekte procedurale. Përveç kësaj Fredi Beleri është i dënuar nga Gjykata e Vlorës me dy dënime të formës së prerë për dhunim të simboleve kombëtare dhe verbi i tij do rikthente tensionet në Shqipëri”,-tha Spëtim Idrizi.
Rruga Press