Opinion/Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale të Turqisë: Dita D për politikën turke

Shkruan Sadri Ramabaja

Zgjedhjet presidenciale në Turqi mbahen këtë të diel, më 14 maj. Presidenti T. R. Erdogan pas 20 viteve qeverisjeje me dorë të fortë dhe pretendimeve të hapura për rikthim të epokës së sulltanëve, sfidohet nga Kemal Kilicdaroglu, që pritet ta trand shoqërinë turke. E diela prandaj mund të konsiderohet si Dita D, pikë kthese për politikën turke.

Në fillet e qeverisjes së tij, Erdogani ishte një figurë e pëlqyer në Turqi dhe më gjerë në Ballkan, Mesdhe dhe në republikat turkemene në Azi. Por shpejt ai u tundua nga idologët e tij me politikat që për bazë kishin rikthimin triumfal të neootomanëve. Ra kështu kokë e këmbë në batakun e nacionalizmit panturk si një narcist tipik. Përballja e ashpër me lëvizjen politike, që me gjasë qëndroi prapa puçit të dështuar, e ashpërsoi klimën politike dhe e ndau shoqërinë turke më dysh.
Pastaj çdo gjë mori tatpjetën.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Kemal Kilicdaroglu është kreu i një koalicioni gjashtëpartiak. Edhe nëse fiton, e gjasat i ka të fitojë, në rastin më të mirë, ai do të jetë vetëm një figurë e ndërmjetme e tranzicionit politik drejt rikthimit të Turqisë në normalitet. Turqia do ta ketë një qeveri tranzitore.

Ky është një hap i mirë, jo vetëm për Turqinë.

Këtë proces mund ta ndihmojnë edhe qytetarët turq me origjinë shqiptare, duke votuar për Kemal Kilicdaroglu. Kështu ata i kontribuojnë edhe rikthimit në normalitet të marrëdhënieve mes Turqisë dhe dy republikave tona.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *