Nga hetimi i mαsαkrës së Peshkëpisë tek dënimi për urrejtje, kush është Fredi Beleri
Fredi Beleri ka një histori të gjatë politike dhe me drejtësinë në shqipëri. Ai është dënuar për nxitje dhe urrejtje nacionale si dhe është hetuar si i përfshië në “Masakrën e Peshkëpisë”.
Fredi Beleri u rikonfirmua si kandidat i opozitës për bashkinë e Himarës pas marrëveshjes Berisha-Dule, por kjo nuk është hera e parë që ai aspiron këtë post. Në vitin 2015 ai do të kandidonte nën siglen e PBDNJ duke mos u shpallur fitues.
Beleri do të tentonte të kandidonte edhe në vitin 2019 për bashkinë e Himarës si kandidat i pavarur por nuk u lejua nga komisioni qëndror i zgjedhjeve. Shak u bënë shkeljet që iu gjeten në formularin e dekriminalizimit.
Fredi Beleri rezulton i dënuar me 3 vite burg për nxitje dhe urrejte nacionaliste, vendim i dhënë nga gjykata e Vlorës në vitin 2003. Beleri është hetuar edhe mbi “Masakrën e Peshkëpisë”, dosja e cila është rihapur disa herë por pa sukses duke u arshivuar pa autorë. Për herë të fundit ajo u rihap në vitin 2019 nga ish prokuroria për Krime të Rënda për tu pushuar nga SPAK. Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994.
Posta u përball me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.
Rruga Press