Rusia mund të ketë braktisur përpjekjet për të rrethuar Bakhmutin
Në përditësimin e fundit, Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW) thotë se Moska gradualisht po heq dorë prej rrethimit të qytetit të Bakhmutit.
Kjo do ta shtyjë shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, të shtojë përpjekjet për pushtimin e Soledarit dhe Bakhmutit dhe të ankohet publikisht për mungesën e mbështetjes nga qeveria e Kremlinit.
Rusia dërgoi muajt e kaluar disa tanke T-90 dhe forca ajrore ruse (VDV) në zonë, por që nuk po japin rezultate, raporton skynews.
Megjithatë, Prigozhin pretendoi më 24 prill se ministria ruse e Mbrojtjes kishte vendosur vetëm njësi të parregullta dhe të degraduara në Bakhmut.
Por paaftësia e këtyre njësive për të përmbushur edhe këtë mision të kufizuar tregon se krahët ruse në Bakhmut dhe zona të tjera të drejtuara në mënyrë të ngjashme të frontit janë të pambrojtur ndaj kundërsulmeve ukrainase.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
Rruga Press