Krasniqi: S’do të ketë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, me këtë po merret Kurti
Qeveria e Kosovës nuk do të emërojë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, pas shkarkimit të atij të emëruar në vitin 2013, pas prezantimit të draftstatutit më 2 maj.
Sipas ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tash kjo çështje është në diskutim të nivelit politik dhe për këtë po merret kryeministri Kurti.
“Është e rëndësishme të kuptohet që Kurti ka para vetes menaxhimin e kësaj situate dhe ne nuk kemi nevojë për asnjë ekip menaxhues, vazhdimisht kemi pasur pyetje se kur do të emërohet ekipi i ri menaxhues, ky ekip ka përfunduar, tani është diskutim politik dhe për këtë është i mandatuar kryeministri i Kosovës”, ka thënë ai në Tëvë 1.
Ai ka thënë se versioni i paraqitur nga kryeministri Kurti është kushtetues dhe bujar, që u mundëson serbëve organizim dhe komunikim me Qeverinë e Kosovës.
“Vizioni i propozuar nga kryeministri Kurti është bazë e mirë dhe e shëndosh, e cila respekton kushtetutshmërinë mbi të cilin komuniteti serb mund të organizohet dhe të ketë komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ministri Krasniqi.
Rruga Press