Sport

Titanët zbresin në Bernabeu, R. Madrid v Man City: Publikohen formacionet zyrtare të supër-sfidës

Sonte, nga ora 21:00, Real Madridi e pret Manchester Cityn në stadiumin Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Edhe viti e kaluar, dy skuadrat u takuan në këtë fazë, ndërsa Los Blancos triumfuan në një fund dramatike në vazhdime.

Citizens nuk kanë pranuar të stërviten në stadiumin e skuadrës spanjolle, duke mos lënë asnjë shans që të zbulohet plani i tyre i lojës.

Lexo më shumë  Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Carlo Ancelotti e di se ky takim nuk është i njëjti si ato të vitit të kaluar, pasi kampioni në fuqi i Ligës Premier ka në radhët e veta një vrasës para porte – Erling Haaland.

Sonte mund të përcaktohet finalisti i parë në bazë të rezultatit, por që një gjë është e sigurt – do të ketë spektakël.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Rudiger.

Manchester City: Ederson, Walker, Diaz, Akanji, Gundogan, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Grealish, Haaland.

Rruga Press

Lexo më shumë  Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *