Lajme

Rama mbështet të ngjashmin e vetë për zgjedhjet në Turqi, Erdoganin, një prej autokratëve të Evropës

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur publikisht presidetin turk Rexhep Taip Erdogan, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në datën 14 maj, në të njëjtën ditë kur vendi ynë mban zgjedhjet vendore.

Përmes një videomesazhi drejtuar popullit turk, Rama thotë se janë ata të cilët do të duhet dhe dinë më së miri të zgjedhin qeverisjen e tyre të ardhshme, por nuk kursen fjalët e mëdha për mikun e tij, presidentin Erdogan.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Rama kujton edhe kohët e vështira përmes të cilave ka kaluar politika në Turqi, duke thënë se kundërshtarët e Erdogan kanë vënë në dyshim integritetin e institucioneve por edhe vetë jetën e Erdogan.

Duket që Kryeministri i Shqipërisë kërkon që në Evropë të fitojnë sa më shumë të ngjashmit e tij, në këtë mënyrë ai nuk do ndihet vetëm. Presidenti Erdogan njihet për burgosjen, përndjekjen e gazetarëve sa herë që del një skandal apo kritikë ndaj tij. Veprim i ngjashëm ka ndodhur edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *