Lajme

Fshatrat “djerrë” të Himarës/ Banorët në Shën Vasil: Shumica e njerëzve kanë ikur, s’ka rrugë as ujë!

Braktisja e fshatrave është një problem me të cilin po përballet vendi ynë prej vitesh. Por problem nuk është tanimë vetëm ikja nga fshatrat e thellë malorë, por edhe e zonave ku ka një presketivë. Fshati Shën Vasil në Himarë ka parë nëj ikje masive te banorëve kryesisht jashtë Shqipërisë.

Kjo karrike është dëshmia e vetme se dikur ky ishte oborri i shkollës në fshatin Shën Vasil të Himarës!

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Godina ku bëhej mësim është drejt rrënimit, sepse nuk ka më nxënës.

Dikur në fshat kishte jetë e gjallëri, sot ai po braktiset!

“Epo ç’të bëjmë, nuk ka njeri. Kanë ikur nga fukarallëku”, thotë një e moshuar.

“Ikën njerëzit, çdo gjë u abandonua. Tani më keq akom, këtu janë vetëm një pjesë të rinj, dhe vetëm të moshuar, dhe ata të mbyllur brenda. Ekonomia i detyroi të iknin, u hap kufiri dhe ikën direkt”, thotë një banor tjetër.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Banorët flasin edhe për mungesën e vëmendjes së shtetit.

“Na kanë lënë pas dore, na e kanë nxirë jetën në lidhje me rrugët brenda fshatit, na e kanë nxirë jetën për ujin. Mirë që janë bërë ca puse, por tani sërish ka probleme”, thotë një banor.

Në fshat nuk ka shifra të sakta të ikjeve, por banorët tregojnë për një ikje të 1/3 së banorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *