Lajme

KOMF ua dorëzon letrat e fëmijëve deputetëve të Kosovës, kërkohet zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

Koalicioni i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, në një vjetorin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, ka vlerësuar se gjatë këtij viti nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të garantuar zbatimin e plotë dhe efikas të këtij ligji.

KOMF ka njoftuar se ka dorëzuar sot te të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, disa letra me shkrime nga fëmijë në nevojë për shërbime sociale, të cilët kanë paraqitur nevojat e tyre dhe kanë kërkuar reagimin e deputetëve për zbatim të këtij ligji, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së tyre dhe garantimit të një jete dinjitoze për ta.

Lexo më shumë  Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshjet ndërkombëtare

“Ky vit i gjen fëmijët në një gjendje edhe më të rëndë si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila mbi të gjitha ka rënduar situatën e fëmijëve, e veçanërisht fëmijëve të cenueshëm. Shumë fëmijë kanë mbetur pa marrë shërbimet dhe mbrojtjen e nevojshme që ndihmojnë në zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se “Pandemia Covid-19 ka ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve pa përkujdes prindëror, rritjen e dhunës në familje dhe rrjedhimisht rritjen e nevojës për shërbime sociale, për të cilat urgjentisht duhet siguruar financim i qëndrueshëm përmes krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale”.

“Në gjendje shumë të rëndë vazhdojnë të jenë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e përfshirë në punë të rënda”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se “KOMF apelon karshi gjithë institucioneve përkatëse, për reagim dhe zbatim të menjëhershëm dhe tërësor të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës”.

“Vonesa të tilla në zbatim të legjislacionit që mbron fëmijët në Kosovë, rrezikojnë mirëqenien dhe përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e fëmijëve e sidomos atyre të cenueshëm”, thuhet në njoftim. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *