“Nuk kemi αrmë të tepërta për të sųlmųar Moskën”, Zelensky mohon αtentαtin ndaj Putinit: Ia kemi lënë në dorë gjykatës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mohuar se vendi i tij ishte përgjegjës për atë që Rusia thotë se ishte një atentat kundër presidentit rus Vladimir Putin, pas një sulmi me dron në Kremlin.
“Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën. Ia kemi lënë në dorë gjykatës”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Helsinki.
Presidenti ukrainas tha se Ukraina nuk kishte armë të mjaftueshme për të kursyer në incidente të tilla.
“Ne luftojmë në territorin tonë, ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona. Ne nuk kemi armë të mjaftueshme për këtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk e përdorim atë askund tjetër. Për ne ky është deficiti, ne nuk mund ta shpenzojmë të shpërdorojmë atë,” u shpreh Zelensky.
Rruga Press