Lajme

Presidenca: Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Ekipi Menaxhues dorëzoi një drafstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.

Vela në “Twitter” ka postuar edhe faqe nga drafstatuti i propozuar nga Ekipi menaxhues dhe faqe të statutit të Vojvodinës, duke e bërë krahasimin.

Lexo më shumë  Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Vela, që ka thënë se ky draft s’do të kalojë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Infermierja e psikiatrisë në Tiranë trajton në mënyrë çnjerëzore të sëmurën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *