Lajme

Celibashi, urdhër të prerë: Keni kohë deri të premten, të hiqen të gjitha posterat e partive

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër në mbledhjen e zhvilluar sot për heqjen e të gjitha posterave dhe materialeve propagandistike të kujtdo partie, nëse nuk kanë mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të…”.

Sipas Celibashit, Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake do urdhërohen t’i heqin ato materiale të cilat nuk e kanë këtë mbishkrim, dhe monitorimi do të jetë për 61 bashkitë e vendit për të gjitha partitë, ndërsa ka lënë afat të raportojnë deri më orën 24:00 të ditës së premte, nëse ky vendim është zbatuar.

Lexo më shumë  Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit.

Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet.

Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *