Lajme

Kosova synon marrëveshje ushtarake me Turqinë

Kosova synon që me Turqinë të nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim personeli dhe marrëveshje për fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.

Sipas një njoftimi për media nga kjo ministri, kjo çështje është diskutuar në takimin që ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pasur të shtunën në Stamboll me ministrin turk, Hulusi Akar.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

“Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston në mes vendeve tona, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës”, thuhet në njoftim.

Ministri turk, sipas njoftimit, ka falënderuar Kosovën për ndihmën që i ka dhenë Turqisë me rastin e tërmetit.

“Turqia mbetet partner i Kosovës në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mehaj ka takuar edhe ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, atë të Azerbajxhanit dhe të Burkina Fasos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *