Bota

Stoltenberg: I kemi dorëzuar Ukrainës të gjitha mjetet luftarake që i premtuam

Aleatët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha mjetet luftarake që i kanë premtuar Ukrainës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Më shumë se 98% e mjeteve luftarake të premtuara për Ukrainën janë dorëzuar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Kievi “tani ka aftësitë ushtarake që i nevojiten për të rimarrë territorin”.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Ai gjithashtu mirëpriti bisedën telefonike të së mërkurës midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, e para  që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, por tha se kjo “nuk e ndryshon faktin që Kina ende nuk e ka dënuar” pushtimin rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *