Lajme

Osmani: Zhdukja me dhūnë, ndër krimēt më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit

Në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

Ajo ka vënë theksin te rëndësia që të kërkohet kthimi i të zhdukurve me dhunë dhe të vihet drejtësia në vend.

“Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Më 27 prill, në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Në këtë datë, shënohet edhe përvjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës ku u vranë 376 civilë shqiptarë nga forcat serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *