Bota

Erdogan sëmuret gjatë intervistës live, moderatorin e tradhton gjuha e trupit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore gjatë kohëve të fundit.

Gjatë një interviste live në një nga mediat turke, mbrëmjen e së martës presidenti Erdogan nuk është ndjerë mirë, duke u detyruar ta ndërpresë në mes intervistën.

Mediat kanë shpërndarë një video tek shikohet se si moderatori ngrihet një çast nga karrigia dhe më pas të ulet përsëri, ndoshta për të shmangur panikun. Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kamera Erdoganin.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Menjëherë pas rikthimit në studio pas 20 minutash, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve dhe teleshikuesve duke thënë se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja.

Erdogan ka deklaruar se nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin e tij.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *