Nuk plotësoi formularin për PS-në/ Punonjësi i bashkisë së Patosit rrëfen dhunȅn nga shefi
Punonjësi i Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u dhunua dje nga eprori i tij, ka treguar sot detaje nga sulmi i eprorit të tij, pasi nuk pranoi që të siguronte votat e familjarëve për PS-në.
Bato Dalipaj refuzoi kështu që të firmoste një formular se sa persona ishin në familje.
Për gazetarin Ervis Kuçi, ai tha se gjatë natës ka pasur dhimbje të forta koke nga trauma. Ai tha se sapo kishte refuzuar që të plotësonte këtë formular, shefi i tij, Petrit Pëllumbi e kishte ndjekur në korridor dhe e kishte qëlluar nga pas.
“Gjatë gjithë natës kam pasur dhimbje të forta koke. Nuk pranova të plotësoj formularin që më dhanë. Formulari kishte të bënte me zgjedhjet. S’kam pasur konflikte të mëparshme me askënd. Në ketë punë kam 10 muaj, me kohë të pjesshme. Në ketë punë që bëj marr 12.000 lekë në muaj”, tha Dalipaj.
Rruga Press