Lajme

Kurti: Liberalizimi dhe aplikimi në KiE, konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për liberalizim të vizave dhe pranimi i aplikimit në Këshill të Evropës janë konfirmim se Kosova është në rrugën evropiane e në “rrugën e duhur”.

“Javën që lamë pas, çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Me shumë mund e angazhim, veçanërisht me vendet hezituese arritëm ta zhbllokojmë këtë proces. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët më në fund mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç po bohet shteti ynë çdo ditë”, ka thënë ai në nisje të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Kurti ka thënë se beson që Kosova do ta japë kontributin e saj, si anëtare me të drejta të barabarta në Këshill të Evropës.

“Dy vendimet e rëndësishme brenda më pak se një jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane… se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë tutje ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *