Bota

Ukraina po zgjeron me shpejtësi ‘Ushtrinë e saj të Dronëve’ për vijën e frontit

Ukraina thotë se po rrit me shpejtësi prodhimin e dronëve ndërsa kërkesa në vijën e frontit vazhdon të rritet.

Dhe në këtë drejtim, Qeveria ka lehtësuar ligjet e importit dhe ka hequr taksat për pjesët dhe pajisjet e dronëve, shkruajnë mediat e huaja.

Zgjerimi po financohet nga një fushatë e suksesshme për mbledhjen e fondeve të quajtur “Army of Drones”.

Kështu, më shumë se 108 milionë dollarë (rreth 98 milionë euro) janë mbledhur me ndihmën e mbështetësve të famshëm si Mark Hamill i Star Wars.

Përveç blerjes dhe ndërtimit të dronëve për luftë, paratë po shpenzohen për trajnimin e pilotëve të rinj për vijën e parë.

BBC thotë se ishte ftuar në një seancë stërvitore për grupin e fundit të pilotëve të dronëve të Ukrainës në një vend sekret në periferi të Kievit.

Atje, një duzinë skuadrash pilotësh operuan me dronë të vegjël nëpër një fushë, duke kërkuar për shenja që ngjasojnë me objektiva ushtarakë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Instruktori Slava ndoqi teknikën e tyre dhe komentoi se si të qëndronin më mirë të fshehur në strofkat e tyre të improvizuara në pyll.

“Dronët janë sytë tanë, ne mund ta shohim shumë mirë pushtuesin nga lart, në mënyrë që të gjejmë dhe neutralizojmë armikun”, thotë ai.

Ndryshe, ushtarët në të dyja anët e konfliktit po mbështeten gjithnjë e më shumë në dronët më të vegjël dhe relativisht të lirë që përdoren tradicionalisht për xhirime.

Droni më i zakonshëm që shihet në vijën e parë është DJI Mavic i cili kushton më pak se 2,000 dollarë.

Vitin e kaluar, prodhuesi i saj kinez ndaloi eksportet në Ukrainë dhe Rusi duke këmbëngulur se produktet e tij janë “vetëm për përdorim civil”.

Slava thotë se ndalimi e ka bërë më të vështirë marrjen e dronëve, por Ukraina ka qenë ende në gjendje të importojë mijëra të tjerë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Por ai pranon se ata kanë nevojë për më shumë dhe gjithashtu duhet të zhvillojnë lloje të reja pasi ato shpesh qëllohen ose bllokohen nga armët elektronike.

Megjithatë, organizatorët e fushatës së “Armatës së Dronëve” thonë se kanë ndërtuar ose blerë 3300 dronë shtesë. Rreth 400 njerëz madje kanë dërguar dronët e tyre privat me postë.

Mbledhja e fondeve filloi në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në forcimin e flotës së vendit dhe për të trajnuar pilotët.

Projekte të tjera të dronëve mbarëkombëtar janë duke u reklamuar në shumë dyqane dhe stacione shërbimi anembanë Ukrainës, ndërsa qeveria këmbëngul që dronët i japin ushtrisë së saj një avantazh konkurrues në fushën e betejës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *