Akuza për pastrim parash, 11 vite burg për kunatin e Rezart Taçit dhe 10 për ish-truprojën
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg Artur Ballën dhe 10 vite burg Bledar Lilon, përkatësisht kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit, të akuzuar për pastrim parash, grup kriminal si dhe konfiskimin e shumës prej 18 399 941 eurosh.
Hetimet për zbulimin e skemës financiare të pastrimit të parave janë kryer nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.
Rruga Press