Lajme

SHBA: Zgjedhjet në veri u mbajtën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

SHBA-ja ka thënë se zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës si dhe për asamble komunale në dy komuna në veri, janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetutuese dhe ligjore të Kosovës.

Nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë është thënë se përkrahin “një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë”.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërisë demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhore të Kosovës për t’i vënë në dispozicion vendvotimet për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit. Po ashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizimin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) dhe KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhjet”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Ndërkohë nga Ambasada është thënë se do të angazhohen me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm.

“Ne gjithashtu theksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në reagim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *