KryesoreLajme

Kurti: Në vend që të ketë memorial në Batajnicë, Serbia bën stërvitje ushtarake

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes rrjetit Twitter ka reaguar pas stërvitjes së ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, ku në vitin 2001 ishte gjetur një varr masiv me eshtra të 744 shqitarëve të Kosovës.

Kurti është shprehur se në vend që aty të ketë një memorial për këto viktima të luftës, Serbia bën ushtrime ushtarake.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”- ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti prezanton arritjet në mirëqenie sociale: 400 mijë fëmijë përfitojnë shtesa, pensioni bazik u rrit në 150 euro

Në këtë shfaqje të ushtrisë së Serbisë kanë marr pjesë edhe pjesëtar të partisë Lista Serbe.

Lexo më shumë  Presidentja Shiroka-Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel, iu shërben ushqim ushtarëve amerikanë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *