Bota

SHBA ofron 10 milionë $ shpërblim për ndalimin e sulmeve kibernetike

Foto Ilusturuese

Shtetet e Bashkuara thanë se ofrojnë 10 milionë dollarë shpërblim për informacionet që çojnë në identifikimin e kriminelëve kiberntikë.

Zotimi vjen pas një sërë sulmesh kibernetike në SHBA, që besohet se janë kryer nga hakerë me bazë në Rusi.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se do të paguante 10 milionë dollarë për këdo që mund të identifikojë ose lokalizojë një person, që sulmon infrastrukturën kritike të SHBA-së, “derisa vepron nën drejtimin ose nën kontrollin e një qeverie të huaj”.

Lexo më shumë  SHBA: Parandaluam një grup hakerash rus, u përpoqën të futeshin në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shumë prej sulmeve të fundit kibernetike e kanë origjinën në Rusi, por lidhja midis kriminelëve kibernetikë dhe Qeverisë ruse nuk është vendosur. Rusia e mohon përgjegjësinë.

Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.

Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për sigurinë kibernetike gjatë takimit të tyre në Gjenevë muajin e kaluar dhe gjatë një bisede telefonike javën e kaluar.

Biden është zotuar se “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *