Çfarë ra në Ukrainë? Objekti misterioz ktheu natën në ditë, Nasa: Nuk ishte satelit
Qielli i Ukrainës u zbardh mbrëmjen e së mërkurës, duke kthyer natën në ditë për pak sekonda. Një dritë misterioze e kapur nga kamerat e sigurisë në Kiev ka gjeneruar mjaft spekulime. Zyrtarët në kryeqytet fillimisht dyshuan se ishte një satelit i NASA-s që ra në Tokë, por agjencia hapësinore amerikane reagoi duke thënë se sateliti i tyre gjendet ende në orbitë.
Besohet se objekti është një meteorit, i cili u dogj i tëri pasi hyri në atmosferë.
Rruga Press