Sistemi amerikan ‘Patriot’ mbërrin në Ukrainë
Sistemi raketor “Patriot” i prodhimit amerikan ka mbërritur në Ukrainë, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes i ukrainase, i cili do përdoret kundër sulmeve ajrore ruse që ka shkatërruar qytete dhe infrastrukturë civile.
SHBA-ja ra dakord në tetor për të dërguar sistemet tokë-ajër, të cilat mund të shënjestërojnë avionë, raketa lundrimi dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, si ato që Rusia i ka përdorur për të bombarduar zonat e banuara dhe rrjetin elektrik të Ukrainës.
“Sot, qielli ynë i bukur i Ukrainës bëhet më i sigurt”, shkroi në Twitter Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
Raketat janë kontributi më i fundit nga aleatët perëndimorë, të cilët gjithashtu kanë premtuar tanke, artileri dhe avionë luftarakë ndërkohë që Ukraina përgatitet për një kundërofensivë.
Reznikov i falënderoi Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Hollandën, duke mos thënë se sa sisteme raketore ishin dorëzuar apo kur mbërritën.
Faqja e internetit e qeverisë federale të Gjermanisë të martën renditi sistemin ‘Patriot’ si ndër artikujt ushtarakë të dorëzuar brenda javës së kaluar në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ua konfirmoi këtë ligjvënësve të mërkurën në Berlin.
Gjermania ka dorëzuar gjithashtu të dytin nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme IRIS-T që premtoi vitin e kaluar, ka deklaruar Baerbock.
Reznikov tha se ai i kërkoi për herë të parë sistemet Patriot kur vizitoi SHBA-në në gusht të vitit 2021, pesë muaj para pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë dhe shtatë vjet pasi Rusia e aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë të Ukrainës. Ai e përshkroi posedimin e sistemit si “një ëndërr”, por tha se atij iu tha në SHBA në atë kohë se ishtenjë gjë e tillë ishte “e pamundur”.
Personeli ukrainas është trajnuar për baterinë Patriot, e cila kërkon deri në 90 trupa për ta operuar dhe mirëmbajtur atë.
“Mbrojtësit tanë ajror i kanë zotëruar (sistemet Patriot) aq sa kanë mundur. Dhe partnerët tanë e kanë mbajtur fjalën”, ka shkruar Reznikov.
Ekspertët kanë paralajmëruar se efektiviteti i sistemit është i kufizuar dhe se ai mund të mos e ndryshojë ndjeshëm formën e luftës, edhe pse do ta shtojë arsenalin e Ukrainës kundër armikut të saj më të madh.
Sistemi ‘Patriot’ u vendos për herë të parë nga SHBA në vitet 1980. Sistemi kushton afërsisht 4 milionë dollarë për raketë dhe lansuesit kushtojnë rreth 10 milionë dollarë secili, thonë analistët. Me një kosto të tillë, nuk është e dobishme të përdoret sistemi ‘Patriot’ për t’i rrëzuar dronët më të vegjël dhe më të lirë iranianë të cilët Rusia i ka blerë dhe përdorur në Ukrainë.
Rruga Press