Lajme

Shpopullimi/ Punëtorët nga India edhe për bimët medicinale në Shqipëri

Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilët kanë gjetur zgjidhje të punësojnë të huajt. Edhe sektori i bimëve medicinale i ka kthyer sytë jashtë për punësime të reja.

Kryetari i shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka tha për Monitor se këtë vit sektori gjendet përpara 3 sfidave, si: mungesës së lartë të fuqisë punëtore atë të rënies, zhvlerësimit të lartë të monedhës euro, dhënies së zgjidhjes së problemit për reduktimin e sasisë së bimëve helmuese në eksport.

Mungesa e punëtorisë sipas Gjokës në sektor ka ardhur si pasojë e migrimit të brendshmë, siç është transferimi i banorëve të zonave rurale drejt atyre urbane, por edhe emigrimi jashtë vendit.

Për herë të parë edhe ky sektor do të eksperimentojë me ardhjen e 29 punonjësve nga India, të cilët do të punësohen në repartin e përpunimit të një fabrikave të këtij sektori.

“Fillimisht më 16 maj do të vijnë 4 punonjës nga India që do të përfshihen në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinale. Me ardhjen e grupit të parë të punonjësve, do të zbatohet faza eksperimentale për të ditur rendimentin e punës.

Ndërsa nga muaji qershor pritet të vijë grupi i dytë i punëtorëve prej 25 persona. Këtu përfshihet ardhja e bashkëshortëve me qëllim përfshirjen e tyre në dy turne pune në fabrikë, pasi shkalla e përpunimit të bimëve në Shqipëri është ende e ulët për shkak të mungesës të investimeve”.

Gjoka thotë se paga minimale neto varion 400 USD/muaj deri në 600 USD që do të jetë paga maksimale, duke përfshirë edhe koston e akomodimit 80 USD në muaj për punëtor. Sipas tij mundësia financiare në varësi të rendimentit të punës është për t’i paguar deri në nivelin e 800 USD.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Tendenca e punëtorëve të huaj kryesisht nga India, nga kryetari i shoqatës së Bimëve medicinale nënvizohet se nuk është e shtrirë gjerësisht në gjithë sektorin. Ai shton se pas përfundimit të kësaj faza në përpunim, do të shqyrtohet mundësia edhe e përfshirjes së të huajave në grumbullimin e bimëve medicinale, pasi shpopullimi i zonave malore po shton vështirësitë e mbledhjes të bimëve medicinale.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rënia e euros godet eksportet e bimëve medicinale

Përveç mungesës së fuqisë punëtore, fabrikat përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale janë goditur edhe nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që atë eksportojnë.

Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka nënvizon se për transaksione me vlerë deri në 50,000 euro humbjet nga zhvlerësimi janë 10% këtë vit krahasuar me 2021.

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe për 2023 kërkesa për bimë medicinale është e larta në tregjet e huaj. Eksportet kryesohen nga artikuj, si: sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarinë dhe dëllinjë e zezë. Çmimi i dëllinjës së zezë, që prodhon xhinin është rritur 30%. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve është shënuar edhe në Japoni.

Ndër vendet kryesore eksportuese mbetet ato të BE-së dhe SHBA-së. Në Europë kërkesa për bimë medicinale nga Shqipëria kryesohet nga Gjermania. Sakaq për të zgjidhur problemin për eksportin e bimëve të pastra medicinale në bashkëpunim me kompaninë gjermane do të nisin trajnimet me grumbullues dhe fermerë për pastrimin e tyre. /MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *