Lajme

Nuk ka kuorum në kuvend, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

Kuvendi planifikoi të mblidhej sot për gjashtë seanca të papërfunduara. Ishte paraparë që të nisë në orën 10:00, por shkaku i mungesës së kuorumit nuk ka filluar ende. Shumica pati 59 deputetë në sallë. 

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

“Me këtë sjellje të papërgjegjshme të deputetëve, kjo legjislaturë mendoj se nuk e meriton të vazhdojë”, ka thënë Konjufca, teksa po pret që të bëhen 61 deputetë të shumicës.

Kryekuvendari tutje ka thënë se seanca është shtyrë për në 12:30 pas premtimit që ka marrë se deputetët e shumicës do të jenë në seancë.

“Për shkak që situata është kështu dhe shumica e pikave janë votime, meqë janë kryer shqyrtimet, e kam qëndrimin e partive tjera që nuk do të votojnë, kështu që shihemi në orën 12:30 kur mazhoranca po premtojnë që i sjellin deputetët”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ambasada e Gjermanisë uron Pavarësinë e Kosovës: Krenare për partneritetin tonë të fortë

Edhe javën e kaluar, seanca e Kuvendit nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *