Lajme

7 muaj protestë/ Banorët e Bërxullës: Sot na premtuan se pronat do të certifikohen

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një komunikim për mediat pas një takimit të zhvilluar në Kadastër, me drejtorin.

Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni theksoi se pas 7 muajsh protestë, banorëve iu premtua nga Hipoteka se banesat dhe pronat do të certifikohen.

“Folëm për problematikat që hasen, dolëm në përfundimin se t gjithë banorët që kanë bërë aplikim për banesat dhe pronat do të certifikohen edhe ato që nuk kanë bërë aplikimin, janë brenda kohës për të bërë aplikimet dhe certifikuar pronat. Pas 7 muajsh tashmë kemi gjetur një zgjidhje, pasi do të kenë pronat e certifikuara dhe banesat e certifikuara. Tani se çfarë bëhet me gjurmën e rrugës dhe pjesës tjetër, i takon atyre. Nga ana e Hipotekës jam i kënaqur nga ajo çfarë u premtuar”, tha ai.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Banorët e Bërxullës kanë protestuar prej gati 7 muajsh për projektin Thumanë-Kashar, ku pritet që të prishen me dhjetëra banesa.

Ata kanë hedhur akuza ndaj qeverisë por edhe firmës që ka marrë projektin “Gener 2”, se nuk janë treguar transparentë teksa kane kerkuar qe te dëmshpërblehen me çmimin e tregut.

Megjithatë pas disa muajve ata duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *