Sot nënshkruhet vendimi për viza
Sot në Strasburg do të nënshkruhet vendimi për liberalizmin e vizave për Kosovën, pasi të martën Parlamenti Evropian (PE) në seancë plenare ka miratuar këtë akt, me çka edhe ka marrë fund procesi i vendimmarrjes.
Ky akt do të nënshkruhet nga presidentja e PE-së Roberta Metsola dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Evropian (BE) në emër të kryesuesit të radhës.
Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Ceremonia e nënshkrimit është paraparë të nisë në orën 14:45.
Pas ceremonisë, Bislimi e Gërvalla do të mbajnë edhe një konferencë për media, kanë njoftuar nga Qeveria.
Hyrja në fuqi e këtij vendimi pritet të jetë më 1 janar 2024. Në vendim shkuan se data e hyrjes në fuqi është ose periudha e hyrjes në fuqi të sistemit ETIAS, ose jo më vonë se më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Por pasi është bërë e ditur se ETIAS-i nuk do të jetë i gatshëm gjatë këtij viti, data reale për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë 1 janar 2024.
Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.
Rruga Press