Bota

Vijojnë luftimet në Sudan/ 270 të vrαrë dhe 2600 të plαgosur

Luftimet që janë ndezur që nga e shtuna kanë vrarë të paktën 270 njerëz dhe kanë plagosur 2600 të tjerë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Unë dënoj të gjitha humbjet e jetës njerëzore. Ne qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona në Sudan”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai denoncoi gjithashtu “plaçkitjen e objekteve shëndetësore” dhe “përdorimin e të tjerëve për qëllime ushtarake”.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Ndihma e shpërndarë nga OBSH përpara se të shpërthente luftimet në objektet shëndetësore në vend është shteruar, shtoi ai, dhe me armiqësitë e vazhdueshme, është e pamundur të organizohen dërgesa të reja dhe spitaleve në Khartoum u mungojnë furnizimet e nevojshme për të trajtuar të plagosurit.

Ai bëri thirrje përsëri që aksesi i papenguar në objektet shëndetësore t’u ofrohet atyre që kanë nevojë dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese të “punojnë për paqen”.

Lexo më shumë  Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *