Bota

Kritiku i Putinit me pasaportë britanike dënohet me 25 vjet burg, kush është Vladimir Kara-Murza?

Aktivisti i opozitës ruse Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg për tradhti dhe akuza të tjera të lidhura me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është i fundit nga një numër kundërshtarësh të Putinit që janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga Rusia.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka qenë me zë kritik ndaj gjyqit të tij.

Javën e kaluar, ai i tha një gjykate në Moskë: “Unë pajtohem për çdo fjalë që kam thënë”.

“Jo vetëm që nuk pendohem për këtë, por jam krenar për këtë”, shtoi ai.

Krahas kritikimit të të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” në Ukrainë, Kara-Murza gjithashtu ka folur hapur kundër presidentit Vladimir Putin dhe goditjes së qeverisë ndaj disidencës.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Por kush është Vladimir Kara-Murza?

41-vjeçari luajti një rol kyç në bindjen e qeverive perëndimore për të sanksionuar zyrtarët rusë për abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Bëhet fjalë për njeriun që kaluar vite në opozitë me Vladimir Putinin. Kara-Murza, i cili ka lindur në Moskë, është një gazetar dhe kundërshtar i shquar i qeverisë, i cili më parë ka qenë anëtar i Partisë Zgjedhja Demokratike e Rusisë.

Më vonë ai shërbeu si nënkryetar i Partisë së Lirisë së Popullit, duke udhëhequr përpjekjet diplomatike në emër të opozitës.

Kara-Murza ishte një bashkëpunëtor i liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, i cili u vra pranë Kremlinit në vitin 2015.

Ai gjithashtu luajti një rol kyç në përkrahjen e miratimit të sanksioneve në shënjestër ndaj shkelësve rusë të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Ai u ka mbijetuar dy herë helmimeve për të cilat fajësoi Kremlinin në 2015 dhe 2017, por zyrtarët rusë kanë mohuar përgjegjësinë.

Kritiku i Kremlinit ka qenë pas hekurave që nga arrestimi i tij një vit më parë.

Akuzat kundër tij rrjedhin nga një fjalim që ai mbajti në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës në mars të vitit të kaluar, në të cilin ai denoncoi veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Ndërkohë hetuesit shtuan akuzat për tradhti ndërsa ai ishte në paraburgim.

Kara-Murza ka thënë më parë se ai ishte burgosur për pikëpamjet e tij politike, “për të folur kundër luftës në Ukrainë, për shumë vite luftë kundër diktaturës së Putinit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *