Lajme

Nis në Hagë gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së, njëjtë si javën e kaluar dëshmitarët po flasin në seancë të mbyllur

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, i cili ka filluar të hënën nga ora 09:00, ka kaluar në seancë të mbyllur.

Vazhdimi i seancës ka nisur me pyetjet nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, teksa seanca ka kaluar në private.

Lexo më shumë  "Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim", Manxhuka i bën thirrje PDK-së

Gjykimi ka filluar dy javë më parë, teksa po vazhdon sikurse shumë prej seancave që janë mbajtur kryesisht të mbyllura për publikun.

Nga java e kaluar ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë.

Ajo për tri ditë radhazi ka folur dhe seancat kanë qenë të mbyllura për publikun.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Lexo më shumë  Konjufca pret zv.kryeministrin Nik Gjeloshaj dhe kryetarin e Ulqinit, Genc Nimanbegu: Diskutuam me miqtë e mi pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *