Bota

Shkon në 500 numri i fëmijëve të vrārë nga sulmet ruse

Më shumë se 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, me qindra të tjerë të plagosur. Viktima e fundit është një 2-vjeçar pas një sulmi rakete në lindje të vendit.

Fëmija dy vjeçar i shpëtuar nga rrënojat vdiq në një ambulancë”, njoftojnë autoritetet. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar se Rusia ka rigjallur sulmin e saj në qytetin kyç të Bakhmut, i cili për tetë muaj e gjysmë ka qenë në qendër të disa prej luftimeve më të përgjakshme.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se pesë persona u vranë kur raketat ruse goditën qytetin pranë Sloviansk të premten.

Gjithashtu sot, zyra e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se luftimet gjatë 24 orëve të mëparshme në Bakhmut kishin shkatërruar dy kopshte dhe ndërtesa banimi, me qytetin, më parë shtëpia e 70,000 njerëzve, tani i ngjan një qyteti fantazmë, shkruajnë mediat e huaja. 

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët evropianë: Mund të jeni objektivi i rradhës i Rusisë

Në buletinin e saj të fundit të postuar në Twitter, DefenceHQ këtë mëngjes, Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia ka ringjallur sulmin e saj në qytetin Bakhmut të rajonit Donetsk ndërsa forcat e Ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe Grupit Wagner kanë përmirësuar bashkëpunimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *